Kompania e ujësjellësit “Hidrmorava” në vitin 2017 ka operuar me humbje me një kosto prej 235 mijë eurosh, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo bazohet në Raportin e punës për vitin 2018, që është publikuar në uebfaqen e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.
Njësia e kompanisë në Komunën e Vitisë ka operuar me humbje e cila kap koston 44 mijë e 651 euro dhe e cila nuk ka arritur të mbulojë shpenzimet e tyre. Kurse e njëjta gjë ka ndodhur edhe me njësinë në Komunën e Kamenicës, e cila ka operuar me humbje e cila kap koston në vlerë prej 27 mijë e 292 eurosh. (Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore).
Artikuj të ngjashëm