Kompania e ujësjellësit "Hidromorava" ankohet se në mungesë të mjeteve buxhetore ka ngecur në zbatimin e planit për menaxhimin e krizës me ujë.
Përfaqësuesit e kompanisë kanë deklaruar se ata kanë shpenzuar 200 mijë euro për shpimin e puseve të reja dhe aktivizimin e tyre me qëllim që të stabilizohet gjendja sa i përket furnizimit me ujë për qytetin e Gjilanit, mirëpo duhen edhe mjete tjera financiare për fazën tjetër të shpimit të puseve, shkruan sot Koha Ditore.
Ata janë ankuar se Qeveria e Kosovës i ka neglizhuar duke mos u ndarë 650 mijë euro, të cilat nevojiten për shpimin e puseve të reja. Këto komente janë bërë gjatë debatit për krizën e ujit në Gjilan, i cili debat është organizuar nga shoqata e gazetarëve "Beqir Musliu" në Gjilan.
Kryeshefi ekzekutiv i kompanisë së ujësjellësit, Muhamed Suliqi, ka thënë se ka rënie të nivelit të ujit në të gjitha burimet me të cilat menaxhojnë dhe si pasojë e kësaj edhe reduktimet janë të ashpra. Mirëpo deklaron se kanë aktivizuar dy puse të cilat janë injektuar në rrjetin e ujësjellësit dhe të cilat po e ndihmojnë furnizimin me ujë për banorët e qytetit të Gjilanit.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Qeveria s`e ndihmon Gjilanin për ta përballuar krizën me ujë
-
Gjilani po i bën përgatitjet e fundit për hapjen puseve të reja
-
Gjilani ndan 200 mijë euro për hapjen e puseve, apelohet që qytetarët të kursejnë ujin
-
“Hidromorava” dhe Komuna e Gjilanit me projekt për funksionalizimin e disa puseve
-
Kryetari i Gjilanit kërkon buxhet nga Qeveria për shpimin e puseve