Kompania rajonale e ujësjellësit “Hidromorava” paralajmëron mbledhjen e borxheve me përmbarues privatë.
Borxhi i përgjithshëm llogaritet se e kap shifrën prej 6 milionë e 412 mijë eurosh. Përfaqësuesit e kompanisë së ujësjellësit deklarojnë se ata mbulojnë tri komunat e Anamoravës: Gjilanin, Kamenicën dhe Vitinë, ndërsa numri i konsumatorëve është 28 mijë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Muhamed Suliqi, kryeshef i kompanisë, deklaron se ata do të nisin mbledhjen e borxheve që kanë bizneset e mëdha ndaj kompanisë.
Thotë se i janë përmbajtur edhe Ligjit për falje borxhesh publike. Obligimet që kanë institucionet janë 112 mijë euro, bizneset 552 mijë, amvisëria 5 milionë e 748 mijë euro.
Borxhi daton nga fillimi, kurse borxhet, të cilat janë falur nuk i kemi hedhur në kuadër të kësaj shume dhe këto janë obligimet që na kanë mbetur . Tashti jemi duke i përgatitur lëndët për përmbarues... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
“Hidromorava” synon arkëtimin e borxheve me përmbarues në Gjilan
-
Kompania e pastrimit synon ta arkëtojë borxhin 2- milionësh me përmbarues
-
Klientët kanë miliona euro detyrime ndaj kompanive, e kompanitë ndaj deponive
-
Ujësjellësi “Prishtina” i dërgon rreth 600 familje në përmbarues
-
KRU "Gjakova" kërkon borxhet mbi 10 milionë euro, kërcënon edhe me përmbarues