Marre! Masakër! Varrosje! Shterje! Euuuuu ... – janë vetëm disa prej fjalëve të reagimeve të ndryshme në grupin publik “Syrinika” në Facebook, në fotografinë e aktivistit Jonuz Ahmeti, me të cilën dokumentoi degradimin natyror që shkaktoi ndërtimi i hidrocentralit “Brezovica” në Shtërpcë.
Diga tashmë është betonuar në shtratin e Lepencit, afër kthesës së rrugës që zgjatet drejt qendrës më të madhe turistike dimërore në vend, shkruan sot “Koha Ditore”.
Lumë pa ujë
Makineria e rëndë e punëkryerësit “Alba Group” po vazhdon punën e investitorit “Matkos Group”. Tubat janë zgjatur deri te hidrocentrali në qytezën multietnike rrëzë Parkut nacional të Sharrit.
Tre punëtorët serbë – njëri te diga e dy poshtë në qytezë te hyrja mbi urë e objektit të drunjtë pranë pazarit - thonë se e kanë të ndaluar të flasin për media. Madje kërkojnë që të mos shkrepet as aparati i ekipit të gazetës... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
SHBA-ja hyn në sektorin energjetik të Serbisë përmes hidrocentralit “Gjerdap 3”
-
Kritiku i Listës Serbe dhe i Vuçiqit rrihet e kërcënohet në Shtërpcë
-
Koncert në 1700 metra lartësi mbidetare si thirrje për lirimin e lumenjve
-
Organizata EcoZ kërkon largimin e hidrocentraleve nga parqet kombëtare
-
Rrënohen 11 vila në pronën e Ibër-Lepencit në Ujman