Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka hedhur poshtë aktakuzën për korrupsion ndaj zëvendëskryeministrit, Fikrim Damka.
Damka, si ministër i Zhvillimit Rajonal në mandatin e shkuar, dhe ushtruesi i detyrës së sekretarit të kësaj ministrie, Besim Kamberaj, akuzoheshin nga Prokuroria Speciale se ua kanë mundësuar jashtëligjshëm përfitimin prej një milion eurosh për “Caritasin Zviceran” dhe për organizatën “Germin”, në periudhën 2021-2022.
Aktualisht në Qeverinë Kurti 3, Damka është zëvendëskryeministër i tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim.
Siç ka shkruar “Betimi për Drejtësi”, Gjykata Themelore në Prishtinë më 16 shkurt ka miratuar kërkesat e mbrojtjes për kundërshtim të provave dhe për hedhjen e aktakuzës, së ngritur më 4 korrik 2025.
Gjykata ka konstatuar se nuk ekzistojnë prova të mjaftueshme për të mbështetur dyshimin se të pandehurit kanë kryer veprën penale për të cilën akuzoheshin.
“Nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur dyshimin e bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen me aktakuzë”, thuhet në aktvendim.
Edhe
Ministri Damka e sekretari Kamberaj deklarohen të pafajshëm për akuzat për korrupsion
Në këtë rast si palë e dëmtuar ishte përmendur Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila për realizimin e kërkesës pasurore juridike është udhëzuar që t’i drejtohet kontestit të rregullt juridiko-civil.
Me hedhjen e aktakuzës dhe pushimin e procedurës penale, procesi gjyqësor ndaj Damkës dhe Kamberajt përfundon në këtë fazë të procedurës.
-
Damka e Kamberaj deklarohen të pafajshëm
-
“Caritasi Zviceran” pasi u përmend në aktakuzën ndaj Damkës: S’kemi përfituar asnjë ‘dobi pasurore’
-
Sekretari i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal: S’e kemi pranuar aktakuzën, kur ta marrim dalim me sqarim
-
Ministri Damka: S’kam bërë asnjë shkelje ligjore, do t’i sqarojmë të gjitha në gjykatë