Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hidhet hapi i parë drejt vettingut në sistemin e drejtësisë

Foto: Driton Paçarada / Koha / ilustrim

Qeveria e Kosovës të premten ka ndërmarrë hapin e parë drejt nisjes së procesit të vettingut në sistemin e drejtësisë në vend.

Ajo ka votuar pro themelimit të grupit të ekspertëve të pavarur për të dizajnuar parimet udhëheqëse, skenarët dhe elementet e reformës së vettingut në sistemin e drejtësisë.

Kyresues i këtij grupi do të jetë Qerim Qerimi. Anëtarë të tjerë do të jenë: Avni Puka, Fisnik Korenica, Visar Morina, Arbresha Loxha, Ehat Miftaraj, Ariana Qosaj-Mustafa, Arton Demhasaj, Kreshnik Gashi, Kujtim Kërveshi dhe po ashtu do të ketë përfshirje edhe nga Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial.