Katër ish-drejtorë të Ekzekutivit të kaluar të Komunës së Prizrenit janë duke u hetuar nga Prokuroria Themelore komunale. Ata dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Ish-drejtorët e Drejtorisë së Urbanizmit të Prizrenit, Nijazi Kryeziu, Sadik Paçarizi, Visar Islamaj dhe ish-drejtori i Inspektoratit, Bujar Nerjovaj, dyshohen se kishin keqpërdorur detyrat e tyre zyrtare, duke lejuar ndërtime në pronën e Hekurudhave të Kosovës, shkruan Koha Ditore. Bashkë me ish-drejtorët po hetohen edhe disa zyrtarë të tjerë të Komunës së Prizrenit.
I dyshuari Nijazi Kryeziu aktualisht është këshilltar politik i kryeparlamentarit Kadri Veseli. Ndërsa Bujar Nerjovaj, zëvendësministër i Administratës Publike në qeverinë e Ramush Haradinajt. I dyshuari i tretë, Sadik Paçarizi, vazhdon të përballet me drejtësinë në rastin “Muja”. Komuna e Prizrenit ishte paditur nga kompania e hekurudhave NP IHK ‘Infrakos’ SHA. për lejimin e ndërtimeve në pronën e tyre... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Lirohen nga akuza për korrupsion ish-zyrtarët e Komunës së Prizrenit dhe ish-kryeshefi i Infrakosit
-
5 ish-zyrtarë komunalë dhe 2 zyrtarë të “Infrakosit” akuzohen për degradimin e hekurudhës
-
Aktakuzë kundër shtatë zyrtarëve në Prizren për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar
-
Haskuka nuk do t’i shkarkojë drejtorët me aktakuza, thotë se janë “politike”
-
Kërkohet shkarkimi i tre drejtorëve të akuzuar për keqpërdorim të pozitës në Prizren