Puna në sistemin e drejtësisë është kufizuar për shkak të pandemisë. Shumica e hetuesve policorë janë të angazhuar në menaxhimin e situatës, për pasojë pjesa më e madhe e hetimeve janë pezulluar.
Megjithatë, siç ka marrë vesh KOHA, kjo nuk vlen për hetimin e rastit të “faljes” së 53 milionë eurove të buxhetit të Kosovës konsorciumit “Bechtel-Enka”.
Angazhimin e një numri të caktuar të hetuesve policorë e ka konfirmuar drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, shkruan KOHA.
“Disa prej zyrtarëve policorë janë duke e vazhduar punën e tyre në hetime të korrupsionit”, ka thënë ai, pa saktësuar se në cilat raste janë të angazhuar.
Përveç “53-milionëshit”, gazeta është njoftuar për hetimet që po bëhen edhe për dy raste të tjera të korrupsionit.
Në Prokurorinë e Shtetit nuk janë përgjigjur për këtë çështje.
-
Lekaj del para gjykatës, nis rasti “53 milionët”
-
Në përpjekje për ta demantuar, Prokuroria Speciale rikonfirmon lajmin e KOHËS
-
I dyshuari për 53 milionët, përditë në Ministri e “i paqasshëm për Prokurorinë”
-
Prokurorisë i kanë mbetur pak ditë për të vendosur për rastin e 53 milionë eurove
-
Prokuroria pezullon hetimin e rasteve që mund të parashkruhen