Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Heroizmi kosovarit i shpërblehet me shtetësi franceze e para

Pas tre vjet e nëntë muaj prej se iku në Francë, Florim Shehu prej ditës së shtunë është zyrtarisht banor rezident i shtetit francez, raporton KTV.

33-vjeçari mori leje qëndrimi në Francë në një ceremoni solemne të organizuar nga bashkia e Change dhe një shumë të konsiderueshme parash.

Ai nga banorët dhe udhëheqësit e kësaj komune u vlerësua si hero pasi arriti t’i shpëtonte gjashtë persona nga vërshimet dhe përmbytjet që kishin kapluar këtë qytet qershorin e këtij viti.

Ai ndihet i lumtur që në historinë e Francës ka vend për të dhe shqiptarët.

Dy familje u shpëtuan nga Florimi, të cilat kishin mbetur të ngujuara nga përmbytjet si pasojë e një stuhie shiu që kishte kapluar qytetin Change në qershor.

Edhe Kosovari që shpëtoi gjashtë persona nga vërshimet në Francë Arbëri Kosovari që shpëtoi gjashtë persona nga vërshimet në Francë

Mediat franceze e kishin krahasuar kosovarin me azilkërkuesin afrikan nga Mali,i cili pasi arriti ta shpëtonte një djalë të vogël që ishte varur në ballkonin e katit të katërt të një ndërtese, iu dha edhe shtetësia franceze.