Korrigjimi i kufijve si temë në dialogun Kosovë-Serbi, e përmendur nga presidenti Hashim Thaçi ka zgjuar shumë debat në vend.
Për ta caktuar ekipin negociator për vazhdimin e dialogut, Kuvendi tashmë dy ditë nuk po mund të mbajë një seancë të jashtëzakonshme e thirrur nga Qeveria pasi që opozita po e bojkoton atë.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt tha sot se procesi i dialogut duhet të shkojë përpara dhe të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton KP.
"Dialogu është vendimtar, të gjithë duhet të marrin pjesë veçanërisht fusha politike. Është e rëndësishme që të ketë sa më shumë konsensus, gjërat duhet të shkojnë përpara në kuadër të dialogut dhe unë shpresoj që ky vend të finalizojë këtë çështje dhe të këtë konkluzion të suksesshëm”, tha Heldt sot në Gjilan.
-
Ambasadori gjerman: Dialogu kyç për stabilitet dhe perspektivë evropiane
-
Sorensen paralajmëron vonesa në dialog për shkak të situatës politike në Kosovë
-
Rudolph fton Kosovën të mos humbë kohë: Kufiri i BE-së mund t’iu ndajë me Shqipërinë
-
Kallas: Liderët politikë në Kosovë të angazhohen për formimin e shpejtë të institucioneve
-
Kos kërkon kompromis nga partitë politike në Kosovë pas zgjedhjeve