Komuna e Prishtinës vazhdon t’i gjobisë kompanitë të cilat po hedhin dheun në hapësirat që nuk iu lejohet pa pasur leje përkatëse.
Shkak i kësaj, inspektorët e Komunës së Prishtinës, sot i kanë gjobitur dhe kanë konfiskuar targat e një kamioni.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, kryeinspektori i Prishtinës, Adonis Tahiri.
“Hedhja e dheut pa leje përkatëse, është e ndaluar! Gjobë dhe konfiskim i targave”, ka shkruar Tahiri.
Artikuj të ngjashëm
-
500 euro gjobë e marrja e targave për hedhje ilegale të dheut
-
Gjobitet vozitësi i kamionit dhe detyrohet ta pastrojë ambientin që e dëmtoi
-
Komuna liron hapësirat publike të zëna nga lokalet
-
Largohen tavolinat e vendosura në rrugë nga kafenetë në Prishtinë
-
Policia gjobit me nga 1,000 euro kompanitë për ndotjen e rrugëve me baltë në Prishtinë