Nisur nga situata hidroenergjetike e ditëve të fundit, si pasojë e reshjeve të shumta dhe rritjes së temperaturave që shkaktuan shkrirje të pjesës së madhe të dëborës, KESH po ndjek në dinamikë treguesit hidroenergjetikë në liqenet e kaskadës së Drinit.
Ministria e Mbrojtjes informon mbi të dhënat hidroenergjitike të kaskadës së Drinit:
Hidrocentrali i Fierzës ndodhet në kuotën 295.49 m dhe prurje janë 700 m3/s.
Sipas ministrisë së Mbrojtjes të 4 agregatët janë në punë, ndërsa prodhimi llogaritet 460 MW. Në këtë HEC aktualisht nuk po kryhen shkarkime.
Hidrocentrali i Komanit ndodhet në kuotën 172.78 m. Prurjet janë rreth 800 m3/s, ndërsa shkarkimet 400 m3/s. HEC i Komanit po punon me katër agregatë dhe prodhimi llogaritet 580 MW
Ndërsa kuota e hidrocentralit të Vaut të Dejës ka arritur në 74.80 m. Prurjet janë 1360 m3/s dhe në punë janë 5 agregatët. Prodhimi në këtë HEC llogaritet 239 ME. Shkarkimet nga HEC –i i Vaut të Dejës janë 800 m3/s.