Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, deklaroi se moskoordinimi i kryeministrit Albin Kurti me partnerët ndërkombëtarë dhe tejkalimi i agjendës, i ka shkaktuar tensionet në veri.
Ai shkroi në Facebook të dielën se kjo krizë është e shtata e prodhuar nën mandatin e Kurtit, derisa tha se kryeministri po vazhdon me veprime të befasishme.
“Kjo krizë në Veriun e Kosovës është e shtata e prodhuar në mandatin e z.Kurti. Kriza e fundit e cila eskaloi me protesta e dhunë, që burim e ka Beogradin, shkaktoi reagim të ashpër të partnerëve ndërkombëtarë ndaj Qeverisë, sepse z.Kurti po vazhdon me veprime të befasishme. Moskoordinimi me partnerët ndërkombëtarë dhe tejkalimi i axhendës së dakorduar me partnerët tanë në kuadër të dialogut, ka sjell këtë tensionim të situatës”, ka shkruar nënkryetari i partisë opozitare.
-
Haziri: Ka me iu dalë tymi atyre që LDK-së iu largohen nga bashkëpunimi
-
Haziri: Përjashtimi nga Procesi i Berlinit mund të jetë goditja e dytë ndaj Kosovës
-
Haradinaj: Qeveria Kurti e ka krijuar terrenin për veprimet anti-Kosovë të Serbisë
-
Haziri: Bojkoti i votimit në veri duhet të jetë shqetësim për Qeverinë
-
Haziri: Kurti s’mund t’i ikë Asociacionit me zgjedhje