Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haziri: Qeveria është mosmirënjohëse ndaj partnerëve evropianë

Kryetari i Komunës së Gjilanit dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka theksuar se 14 dhjetori është dita e rilindjes së Ushtrisë së Kosovës drejt ndërtimit të Forcave të Armatosura dhe anëtarësimit në NATO, mirëpo, pa partnerët evropianë, nuk ka anëtarësim në NATO dhe BE.

E për këtë, sipas Hazirit, mosmirënjohëse del të jetë Qeveria e jo populli.

“14 dhjetori është dita e rilindjes së Ushtrisë së Kosovës drejt ndërtimit të Forcave të Armatosura dhe anëtarësimit në NATO. Mirëpo, pa partnerët Europian, nuk ka anëtarësim në NATO dhe BE. Mos harroni, mosmirënjohëse po del të jetë Qeveria e jo populli. SHBA'të janë bartësi kryesor i këtij procesi, por në partneritet me BE, ku Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca e Italia kanë histori në luftën tonë, në çlirimin tonë, në Pavarësisë e deklaruar”, ka shkruar Haziri në Facebook.