Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haziri: Pa marrëveshje s’ka zgjidhje, kompromisi vlerë politike

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri

Foto: Driton Paçarada

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se pragmatizmi dhe kompromisi janë vlera politike dhe jo dobësi.

Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se prilli është muaji që cakton nëse ka vullnet politik në Kosovë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Populli i Kosovës është europian me orientim, nuk meriton qeverisje tjetër pos asaj euroatlantike, ku LDK tash e 37 vjet beson, punon e ndërton! Prilli është muaji që do të determinojë nëse ka vullnet politik në Kosovë, nëse ka marrëveshje për bashkëpunim, pa të cilën nuk del rezultati, sepse pragmatizmi dhe kompromisi janë vlera politike e jo dobësi. Sa më shumë fiton mbështetje, bëhesh më i përgjegjshëm, sepse duhet ndarë me të tjerët. Në të kundërtën, Kosova, për mungesë pragmatizmi, duhet të zgjedhë përmes gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese ose zgjedhjeve 8-milionëshe. Ky popull i Kosovës është europian me orientim, nuk meriton qeverisje tjetër pos asaj euroatlantike, ku LDK tash e 37 vjet beson, punon e ndërton!” ka shkruar ai.

Tek kanë mbetur edhe fiks tri javë deri në ditën e fundit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri, liderët e partive më të mëdha në Kosovë nuk po i afrohen ndonjë marrëveshjeje.

Edhe takimi i katërt në muajt e fundit, mes kryetarit të Vetëvendosjes dhe kryeministrit Albin Kurti me kryetarin e Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, nuk ka prodhuar marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri. Të dy kanë theksuar se nuk duan zgjedhje të reja, teksa kanë thënë se janë marrë vesh që përmbajtja e diskutimeve të mbetet konfidenciale.

Të hënën, Kurti ka thënë se po bën përpjekje të takohet edhe me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza. Por PDK-ja i ka kërkuar liderit të Vetëvendosjes Albin Kurtit, ta konkretizojë iniciativën e re për çështjen e presidentit në formë të shkruar.