Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se protesta e sotme simbolike tregon se gjilanasit e kanë përshëndetur në tërësi zhvendosjen e përmendores së “Partizanit të Plagosur”.
“Në ‘protestë’ morën pjesë një grup simbolik i të rinjve të painformuar për historinë e lapidarit komunist dhe kjo tregon se gjilanasit e kanë përkrahur në tërësi zhvendosjen e ‘Partizanit të Plagosur’ sepse, siç e ka shpjeguar Lidhja e Historianëve ‘Ali Hadri’, 16 nëntori nuk është ditë e çlirimit për shqiptarët, por ditë e ripushtimit, ku mbi 8 mijë njerëz janë masakruar nga ajo ideologji, e cila ka qenë kundër shqiptarëve”, tha Haziri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHaziri tha se përmendorja nuk është zhvendosur nga ai, por nga heroi Idriz Seferi dhe mijëra kryengritës shqiptarë.
nuk e kam zhvendosur atë përmendore, por është kreshniku i Karadakut, Idriz Seferi dhe mijëra kryengritës shqiptarë të cilët e kanë zhvendosur sepse me sakrificën e tyre, nuk kanë mund ta durojnë që të qëndroj në atë vend të shenjtë. Duhet ta ritheksojmë se ka qenë Mulla Idriz Gjilani, i cili është kryengritur kundër ideologjisë partizane, kufoma e të cilit është djegur po nga ata”, ka shtuar Haziri.
Në fund, kryetari Haziri tha se Gjilani është qytet që nuk e ua ka ndërruar emrat e rrugëve dhe shkollave siç bie fjala për Zenel Hajdinin, Musa Zajmin, Abaz Ajetin, Fetah Qerimin e Nazim Hikmet.
“Ndërkaq, për ata që duan të bëjnë homazhe e ta nderojnë Luftën Nacional Çlirimtare të partizanëve, Komuna e Gjilanit e ka vendosur datën 16 nëntor dhe këtë mund ta bëjnë para ‘Partizanit të Plagosur’”, ka përfunduar Haziri.