Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka hedhur një varg kritikash ndaj koalicionit qeverisës, i njohur si PAN.
Ai ka ironizuar duke thënë se ky koalicion i ka dhënë “shumë dhurata” Kosovës para Krishtlindjeve, duke përmendur dështimet që kanë ndodhur me liberalizim vizash, Interpol, e të tjera.
“Nuk u arrit të merret data për liberalizim, nuk u zbatuan reformat, nuk u arrit konsensusi i gjerë për dialogun, nuk u arrit mbështetja e NATO-s për ushtrinë, nuk u arrit mbështetja për Buxhetin 2019”, thotë Haziri në një postim në Facebook.
“A duhet edhe më shumë me listu telashe që PAN-istat po ia japin Kosovës ‘dhuratën’ e Krishtlindjeve, pa e përmendur edhe dështimin e takimit të CEFTA-s nën kryesimin e Kosovës, dështimin e INTERPOL e UNESCO, tërheqjen e 12 njohjeve nga shtetet që ishin radhitur pro Kosovës”, ka përfunduar ai.
-
“Në prag të Pavarësisë, Qeveria po përpiqet t’i mbulojë dështimet”
-
Porosi për Haradinajn: Shefi i PAN-it shumë shpejt ka me të lanë në lloç, edhe atë natën siç di ai
-
Hoti: Presidenti e paralizoi shtetësinë e Kosovës ndërkombëtarisht, e PAN-i na la pa viza
-
Haziri thotë se s’ka datë për liberalizim të vizave para majit të 2019-ës
-
Haziri thotë se LDK-ja përkrah Thaçin për të udhëhequr dialogun