Gjilan, 2 shkurt – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në cilësinë e anëtarit të Bordit të Agjensionit Europian për Zhvillim të Demokracisë Lokale (ALDA), po merr pjesë në takimin e radhës në Bruksel.
Temë kyçe e diskutimit të sotëm është bashkëpunimi ndërmjet institucioneve lokale në nivel rajoni.
“Perspektiva europiane e Kosovës, por edhe e rajonit tonë është e paalternativë. Në kuadër të këtij angazhimi, besoj së shume shpejt ALDA, sipas kërkesës dhe përkrahjes sime, do të mirëpres në gjirin e saj edhe disa komuna nga Kosova, por dhe nga rajoni, si Kosova Lindore e Maqedonia, si anëtarë të kësaj organizate të rëndësishme të Europës”, ka thënë, ndër të tjera, kryetari i Gjilanit, gjatë diskutimit të sotëm në këtë takim në Bruksel.
Kryetari Haziri ka njoftuar se Gjilani shumë shpejt do të jetë nikoqir i takimit të radhës të Agjensionit Evropian për Zhvillim të Demokracisë Lokale (ALDA).
-
Haziri në Tel Aviv paraqet “shembullin e Gjilanit” për implementimin e programit Smart City
-
Haziri përfaqëson LDK-në në takimin vjetor të PPE-së në Bruksel
-
Shefi i BE-së në Kosovë takohet me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Hazirin
-
Haziri, për dallim nga Mustafa, i beson anketës së UNDP-së
-
Haziri premton se nuk do të lejojë politizimin e projekteve komunale për zgjedhje