Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se me Lëvizjen Vetëvendosje po e ndërtojnë koalicionin në mirëbesim.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka theksuar se marrëveshja e arritur do të jetë përtej një mandati.
“Ne kemi punuar më shumë se dy vite për të ndërtuar kapitullin e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit politik mes LDK-së dhe LVV-së. Keni durim. Po e ndërtojmë koalicionin në mirëbesim. Kjo ka me qenë marrëveshje përtej një mandati. Nuk ka të bëjë me emrat e përveçëm, por me qartësime të pozitave dhe ndarje të drejtë e me vullnet të mirë, në mënyrë që në qeverinë LDK-LVV të mos ketë ‘bomba të kurdisura’”, ka shkruar Haziri.
Artikuj të ngjashëm
-
Haziri: Situata në Kuvend s’mund të zgjidhet pa marrëveshje politike për qeverinë
-
Haziri: LDK-ja kërkon pushtet të balancuar, nuk heq dorë nga kryeparlamentari
-
Haziri: VV-ja të udhëheqë qeverinë e LDK-ja Kuvendin për t’i dhënë fuqi koalicionit
-
Haziri mohon se thumboi VV-në e thotë se marrëveshja është afër, kërkohet kujdes në deklarata
-
Haziri: Vetëvendosje e ka shumë gabim nëse në koalicion hyn për ta “blu” LDK-në