Kryetari i Gjilanit dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se lista e partisë në zgjedhjet e jashtëzakonshme do të jetë reprezentative dhe me integritet të lartë.
Haziri ka konfirmuar se janë aktivizuar afro njëmijë veprimtarë në Gjilan, për të cilët ka thënë se do të punojnë natë e ditë për fitoren e madhe.
“Të gjithë burrave e grave, të rinjve e të rejave, ju them faleminderit pafund për mbështetjen e vazhdueshme. Lista e LDK-së për deputetë do të jetë listë reprezentative e me integritet të lartë, të cilët komunës sonë do t’i sjellin programe për t’ua bërë jetën më të mirë qytetarëve. Unë apeloj të gjithë rugovistët që si gjithmonë të punojnë natë e ditë, për ta bërë dallimin e madh me partitë tjera”, ka thënë Haziri, thuhet në një njoftim të Degës së LDK-së në Gjilan.
-
Haziri: Rikthimi i madh i LDK-së ndodh me marrëveshje të madhe politike
-
Haziri: LDK-ja u takon idealistëve e idealistët e saj janë anëtarësia, jo funksionarët
-
Haziri për bashkëpunimin me LVV-në: S’kemi pranuar ftesë por duhet stabilitet institucional
-
Ismajli i LDK-së në Gjilan: Rezultatet tregojnë qartë se do të ketë balotazh
-
Hyseni: Plani ynë për Gjilanin garanton vazhdimësi, zhvillim dhe punë konkrete në çdo lagje