Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haziri: Legjitimiteti dhe dialogu, oferta e fundit për konsensus politik

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, thotë se çështja e dialogut me Serbinë nuk mund të zgjidhet me pulitka të shpejta dhe me inate politike.

Haziri thotë se LDK-ja kërkon rishikim të plotë të strukturës së dialogut e cila krijon mundësi që legjitimiteti të krijohet në Kuvend e jo diku tjetër.

thotë se e vetmja mënyrë për konsensus të gjerë politik janë legjitimiteti dhe dialogu.

“Legjitimiteti dhe dialogu është e vetmja mënyrë për të zgjidhur probleme madhore, e jo vetëm dialogun me Serbinë por edhe çështje të tjera”, tha Haziri në konferencën e RIDEA-s, raporton Ksp.

Kreu i Komunës së Gjilanit ka kërkuar nga presidenti që të ofrojë një datë të hershme për zgjedhje, pas përfundimit të dialogut me Serbinë.

Sipas tij, është e pamundur që të ketë një marrëveshje kur ekzistojnë 6 qëndrime, ndërsa ka ftuar partitë në qeveri dhe përfaqësuesit e dialogut që të gjejnë një zgjidhje

Artikuj të ngjashëm