Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i cili është edhe kryetar i Komunës së Gjilanit, thotë se rikonfigurimi i Kryesisë së Kuvendit dhe rikonfigurimi i strukturave të dialogut, është rruga më e mirë për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirës për procese të rëndësishme për vendin, e me theks të veçantë për dialogun Kosovë-Serbi.
Haziri thotë se në rast se arrihet një marrëveshje për një Qeveri gjithëpërfshirës, LDK-së i bie që të udhëheqë me Qeverinë.
“Është qëndrim i kryetarit të LDK-së (Isa Mustafa) dhe i Kryesisë së LDK-së në takimet që para dhjetë ditësh ne kemi organizuar me strukturat tona, është një hap përtej formulës legjitimiteti para dialogut. Duke parë që në kohën në të cilën po angazhohemi momentalisht dhe përafrimi i zgjedhjeve brenda BE-së, në fund të majit të këtij viti, po krijon një ambient jo të favorshëm për zgjedhje në Kosovë”, thotë Haziri.
Të plotë lexojeni në Radio Evropa e Lirë
-
Haziri: Situata në Kuvend s’mund të zgjidhet pa marrëveshje politike për qeverinë
-
Haziri propozon dialog të brendshëm para fazës së re të takimeve me Serbinë
-
Haziri kërkon unitet për dialogun: LDK-ja do të jetë gardiane e Republikës
-
Haziri: Ka një angazhim të të gjithëve kundër LDK-së
-
Haziri: LDK-ja kërkon pushtet të balancuar, nuk heq dorë nga kryeparlamentari