Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, deklaroi të mërkurën se ky subjekt politik shënoi rënie në zgjedhjet e 2021-s për shkak të gabimeve të brendshme.
Ai tha të mërkurën, në emisionin “Sonte me Rronin”, se nuk kishte pritur që Lumir Abdixhiku do të kandidonte për kreun e LDK-së, por siç u shpreh Haziri, Abdixhiku u shty të garonte nga kolegët e tij.
“Pas dorëheqjes së Isa Mustafës, kandidaturat nuk ishin të pritura. Kam vendosur të kandidojë, duke menduar se do të kem mundësi për rikthimin e LDK-së. Dalja e Lumirit si kandidat, për mua nuk ka qenë befasi por as e pritur. Nuk e kam pritur, por motivimi i disa kolegëve të mi, i dhanë mundësinë Lumirit të kandidojë”, tha Haziri.
Haziri rrëfeu se politikës i ishte futur si student.
“Jam angazhuar në politikë nëpërmjet Unionit të Studentëve. Ka qenë kohë kur kemi dalë në mbrojtje dhe rezistencë për arsim, nëpërmjet protestave e dhunës. Jam kryetari më i ri që kam marrë detyrën. Ka qenë moment i frikshëm (kur mora detyrën e kryetarit të Gjilanit v.j.) për mua sepse ka qenë e frikshme mundësia të kandidoja në atë moshë. Babai është arsyeja pse jam në politikë. Më Kka thënë se në listë të Rugovës, kushdo që futet, fiton”, tha ish-kryetari i komunës së Gjilanit.