Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haziri kundër Abdixhikut për deklaratat ndaj BE-së

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në Rubikon të KTV-së ka thënë se deklaratat e tensionuara dhe me inate karshi partnerëve ndërkombëtarë nuk i ndihmojnë Kosovës. Ai përmendi edhe qëndrimin e bashkëpartiakut të tij, Lumir Abdixhiku, duke thënë se është qëndrim i tij.

“Nuk guxojmë në asnjë mënyrë të këcënojmë marrëdhëniet me partnerët. Raportet e tensionuara duhet t'i shtensonojmë me kompromise tonë në politikë”.

“Janë deklarata me inate, nga çdo deputet dhe çdo grup që vjen. Nuk lidhet me emrin e përveçëm ndërmjetësimi. Krejt e dinë që Kosova e ka shpall në mënyrë të koordinuar pavarësinë”, ka thënë Haziri.

Lumir Abdixhiku nëpërmjet një shkrimi në Facebook, kishte shkruar se zyrtarët e BE-së që thonë se për Trepçën duhet të flitet në Bruksel me Serbinë, nuk munden të jenë ndërmjetës në dialogun mes dy vendeve.

“Zyrtarët e BE-së, kur e bëmë ushtrinë thanë është provokim. Duhet marrë pëlqimin e Serbisë. Merreni me mend. Kur vendosëm për Trepçën, thanë është nguti. Vendoseni pasurinë në tavolinë me Serbinë. Të tillët s’mund të jenë ndërmjetësues në dialog. Të tillët, me mendje kështu, janë palë me Serbinë. Të njëanshëm e pa kredibilitet, të njëjtit nuk përfaqësojnë as qëndrimet individuale të shteteve në BE. Ndërmjetësimi i tyre është i komprometuar; si të tillë, këtë ndërmjetësim - deri në qartësim - Kosova duhet ta refuzojë menjëherë”, ka thënë Abdixhiku.

Artikuj të ngjashëm