Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë thirrje që të mos shkohet mysafirë e as të mos pranohen mysafirë.
“31 familje i kemi në vetizolim, ndërsa një rast në Klinikën Infektive, i cili ka ardhur nga Suedia. Ndërkaq, mbrëmë jemi njoftuar që një qytetar i yni i kthyer nga SHBA-ja, ka rezultuar pozitiv”, ka thënë Haziri, njofton zyra për informim e Komunës së Gjilanit.
Ai ka kërkuar që qytetarët të shfrytëzojnë kohën e daljes, por kjo të bëhet me masa mbrojtëse.
“Mos jep e as mos merr shërbim pa dorëza e maska. Mos shko e as mos prano mysafirë edhe më tutje. Është e vërtetë se kjo situatë na ka lodhur, por nuk kemi alternativë tjetër”, ka porositur Haziri.
Ai ka njoftuar se po vazhdohet të mbështeten me pako ushqimore e higjienike, rastet me gjendje të rëndë ekonomike e sociale.
-
Haziri bën thirrje për respektim të masave pas rritjes së rasteve me koronavirus në Gjilan
-
Haziri apel qytetarëve për respektim të masave anti-Covid: Lajmërohuni nëse keni simptoma
-
Haziri: Pritjet për ngushëllime janë të ndaluara, mos lejoni të infektohen familjarët e fqinjët
-
Haziri apelon te qytetarët: Respektoni masat e mos u bëni për Spital
-
Haziri: Respektoni masat ndaj COVID-19 dhe mos u bëni për kujdes intensiv