Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se sistemi i drejtësisë në Kosovë sjell më së paku drejtësi dhe është kriminal.
Pas dënimit të katër aktivistëve, Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi, Egzon Haliti dhe Atdhea Batusha, Haxhiu thotë se janë dënuar të pafajshmit pa asnjë provë, por se Vetëvendosje do të vazhdojë betejën e tyre.
Ka thënë se personat të cilët e kanë montuar këtë rast, shumë shpejt do të japin përgjegjësi.
Postimi i Haxhiut në Facebook:
Ky sistemi jonë i drejtësisë më së paku ka sjellë drejtësi. Ky sistem është aq kriminal saqë i dënon të pafajshmit dhe zbrapset para krimineleve e te korruptuarve!
Se sa kriminal dhe i kapur është ky sistem, e dëshmon edhe dënimi dy dite para zgjedhjeve lokale!
Edhe
Haxhiu paralajmëron ndëshkim për ata që e çojnë vendin në zgjedhje, opozita e kritikon LVV-në
Aktivistet sot edhe mund te jene te dënuar me 21 vite burg, pa asnjë provë, por me bindje dhe me përgjegjësi e them se nuk do te vonoje koha kur secili prej atyre qe e ka montuar këtë rast do te jap përgjegjësi!
Ne do te vazhdojmë betejën tonë, pa u ndalur, për Adeen, Atdheun, Egzonin, Frasherin por po ashtu edhe për Astritin i cili vdiq ne burg!
Sonte, shihemi ne sallën 1 tetori, ne mbështetje te kandidateve por edhe ne mbështetje te aktivisteve qe sistemi i kalbur i dërgoi ne burg!
-
Haxhiu për rastin Dehari: Provat ekzistojnë, të zbardhet ky krim i errësuar
-
Haxhiu akuzon ish-pushtetet se montuan procese politike kundër VV-së
-
Haxhiu: S’kemi institucione të pavarura që sjellin drejtësi, KPK-ja ndër më jotransparentet
-
Haxhiu – Prokurorisë: Përndjek aktivistët e toleron kriminelët e të korruptuarit