Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se Kuvendin duhet ta shqetësojnë veprimet e fundit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Gjatë seancës së shkurtër për Pakon e Ligjeve për sundim të ligjit dhe agjendën integruese evropiane, Haxhiu ka thënë se Kuvendi duhet të merret me atë që e ka quajtur aventurë të Thaçit. Sipas saj, Thaçi po e zëvendëson Gjermaninë me Rusinë, pas takimit të fundit që pati me presidentin rus Vladimir Putin, raporton KP.
“Neve duhet të na shqetësojë kjo aventurë e Hashim Thaçit. Është skandal çka po bënë ai si president i vendit. Por, këtë ndoshta do të kemi mundësi ta diskutojmë të premten, sepse kjo është e papranueshme çka po bën ai si president, duke tentuar ta zëvendësojë apo të krijojë marrëdhënie të re me Serbinë dhe Rusinë”, ka thënë ajo.
-
Putini mbledh Kuvendin e Kosovës, seanca pritet të mbahet të premten
-
Haxhiu kritikon opozitën: Qëndrime ndryshe në takime, e ndryshe para mediave
-
VV-ja s’përkrah asnjë kandidat për President pa shkuar në zgjedhje
-
Haxhiu: Deklarimet e Thaçit presion i drejtpërdrejt mbi Gjykatën Kushtetuese
-
Haxhiu: Frustrimi i Thaçit ndaj Qeverisë dhe LVV-së, simptomë e dështimeve të tij