Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shkarkuar të mërkurën drejtorin e Qendrës së Paraburgimit në Pejë, Arif Beqa dhe atë të Prizrenit, Heset Loku.
Lajmin për Koha.net e kanë konfirmuar nga Ministria e Drejtësisë, derisa arsyeja e shkarkimit të tyre ishte fshehja e ngacmimit seksual ndaj një të miture në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan gjatë procesit mësimor për vajza dhe gra që zhvillohet në këtë qendër korrektuese.
“Më datë 20.12.2021, Ministria e Drejtësisë ka pranuar raportin e hetimit të kryer nga Komisioni Hetimor përkitazi me ngacmimin seksual nga ana e mësimdhënësit të informatikës I.B ndaj të miturës S.H gjatë procesit mësimor në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan”.
“Bazuar në raportin e hetimit përkatës, rezulton se z. Arif Beqa, në cilësi të Drejtorit të QKM-së në Lipjan, pas njoftimit për rastin e ngacmimit seksual në QKM në Lipjan nuk ka ndërmarrë asnjë veprim me qëllim të hetimit të rastit të ndodhur në këtë Qendër Korrektuese, respektivisht nuk ka themeluar komision hetimor për hetimin e këtij rasti”.
“Në raportin e hetimit, konstatohet se e mitura S.H, në prezencë të zyrtares sociale ka deklaruar se gjatë orës së informatikës, mësimdhënësi i informatikës I.B e ka ngacmuar seksualisht duke e pyetur fillimisht se “meqë lirohesh këto ditë a ka mundësi të pimë kafe së bashku në Prizren” dhe më pastaj e ka pyetur “a po bëhesh nusja ime”. E gjithë kjo, sipas raportit hetimor ka ndodhur gjatë procesit mësimor dhe për këtë kanë qenë të njoftuar Drejtori i QKF-së në Lipjan z.Loku dhe Drejtori i QKM-së në Lipjan z.Beqa”, thuhet në vendimin për shkarkim nga detyra e këtyre drejtorëve.
Arif Beqa më parë ka qenë drejtor në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, ndërsa Heset Loku ishte në pozitën e nënkryetarit të komunës së Kaçanikut.
Edhe
Shkarkohet drejtori i Qendrës Korrektuese për të mitur në Lipjan, Isuf Ibërdemaj
-
Ministria për rastin e drejtorit të dyshuar për ngacmim seksual: Të trajtohet me prioritet
-
Haxhiu: Me rastin e 11-vjeçares u mor menaxherja që s’kishte licencë profesionale
-
Haxhiu viziton 11-vjeçaren që dyshohet se u dhunua vitin e kaluar në Prishtinë
-
Haxhiu: Hetimet duhet të thellohen, nuk mund të jetë i vetmi rast i abuzimit ai i të moshuarës