Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës Seksuale në Konflikt, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se bota duhet të flasë edhe më shumë për dhunimet që u janë shkaktuar popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë.
Ai shkroi në Facebook të hënën se gjithashtu duhet zëshëm t’i kërkohet Serbisë t’i dorëzojë kriminelët e luftës “që po mbahen në Serbi”.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Eliminimit të Dhunës Seksuale në Konflikt, bota duhet të flas edhe më shumë për dhunimet që u shkaktuan ndaj popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë, e madje zëshëm duhet t'i kërkohet Serbisë t'i dorëzojë kriminelët e luftës që po mbahen në Serbi. Serbia është adresa ku duhet drejtuar thirrja për drejtësi, nga bota demokratike që ka për bazë lirinë dhe të drejtat e njeriut”, tha Haxhiu.
Ministrja e Drejtësisë u shpreh se rreth 20 mijë dhunime seksuale gjatë luftës nuk mund as të harrohen e as të falen.
“Do të punojmë çdo ditë që kriminelët të dalin para drejtësisë”, shtoi ajo.
-
Haxhiu: Dhuna seksuale gjatë luftës, krim që u mbajt gjatë në heshtje
-
Haxhiu: Ndërkombëtarët t’i bëjnë presion Serbisë që të dorëzojë kriminelët që po i strehon
-
Shënohet Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, respektohet memoria kolektive
-
Haxhiu: Mbi 60 raste të dhunimeve seksuale gjatë luftës, në proces të hetimit
-
Mijëra të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në pritje të drejtësisë