Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haxhiu përplaset me Tahirin se kush di më mirë për drejtësinë

Kuvendi i Kosoves

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është përplasur me shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, se kush di më mirë e më shumë për drejtësinë. Debati mes tyre në seancën e Kuvendit të Kosovës ka nisur pasi Haxhiu ka thënë se Tahiri ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese komente për amandamentet për vettingun dhe se nga ky veprim është befasuar.

Haxhiu ka thënë se për vettingun ka menduar se kanë qenë të unifikuar pozitë e opozitë.

“Ne kemi menduar që për vettingun jemi të gjithë bashkë, por dje u befasova me disa komente që shefi i GP të PDK-së kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Ne menduam që jemi të unifikuar por dje në zyrën time vinë disa komente të shefi të GP të PDK-së ën raport me amandamentet që Komisioni në mënyrë të unifikuar i ka votuar ku ka qenë pozitë e opozitë bashkë”, ka thënë ajo në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Haxhiu ka treguar se çfarë thuhet në një pjesë të komenteve të dërguara nga Tahiri.

E ka quajtur të pakuptimtë qasjen e Tahirit, që ajo ka thënë se nuk e kupton si mund të mbesin në sistemin e drejtësisë prokurorë e gjyqtarë që nuk mund ta justifikojnë pasurinë e tyre.

Edhe Haxhiu: Rruga drejt forcimit të shtetit të së drejtës është e pandalshme, pavarësisht vonesave Arbëri Haxhiu: Rruga drejt forcimit të shtetit të së drejtës është e pandalshme, pavarësisht vonesave

“Në pikën 21 të shkruar nga Abelard Tahiri thotë, ‘mundësia për shkarkim nëse është vërtetuar se ka pasuri të pajustifikueshme ashtu edhe në rastin e dytë mundësia për shkarkim nëse është vlersaur se ka integritet të cenueshëm’ po flitet për prokurorët dhe gjyqtarët, ‘janë dy baza të pashembullta dhe arbitrare që paraqesin mundësi të madhe për cenim të pavarësisë së pushteti gjyqësor’. Tahiri po thotë se nëse një gjyqtar ka pasuri të pajustifikueshme apo ka integritet te cenuar ai nuk duhet të shkarkohet. Si ka mundësi ta kesh këtë qasje, çka kërkon gjyqtarë r prokurorë nëse kanë pasuri që nuk mund ta justifikojnë. Si ka mundësi që këta të mbesin në sistemin e drejtësisë”.

Ndërsa, Tahiri është kundërpërgjigjur duke thënë se Haxhiu nuk merr vesh nga drejtësia dhe këtë ka thënë ai, ajo “e ka dëshmuar shumë herë”. Ai është shprehur se askund nuk ndodhë që një gjyqtar të shkarkohet për shkelje disiplinore.

Ndërkohë, për fjalët që ka përdorur kundrejt Haxhiut, kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se nuk mund të përdoren pasi siç ka theksuar është gjuhë seksiste.

“Me ty mundem me fol për vajin n’tepsi, me fol për gruan e frizerit, për ‘llukun’ tënd, për punësime, higjienën në MD që na prezanton shumë shpesh ambiente të ndryshme në Facebook, por për drejtësi s’mundesh me fol. Ku ke parë vend në botë dispozitë e përhershme në një Kushtetutë me u shkarku nga puna një gjyqtar për shkelje disiplinore, ku ke parë. Ky është cenim i drejtësisë, i pavarësisë së gjyqësorit. Prandaj po të them, amandementet që pikërisht grupi ynë parlament e ka dhënë konsensusin për shkak të dakordimit tuaj, ato do të shpallen që janë kundërshtim me Kushtetutën”.

Tahiri i është drejtuar Haxhiut se i ka lënë të gatshme punët sa ka qenë ai ministër i Drejtësisë dhe tani ato nuk po kryhen.

Amandamentet për vetting i shkruajmë ne i sjellim e kalojmë në këtë Kuvend, sepse jemi të vetmit që në këtë Kuvend mundemi me bë e dimë. Nuk dini. Me ta shpall antikushtetues ligjin për KPK-në, do ta shpallë antikushtetues ligjin për konfiskim pasurisë, antikushtetuese amandanmentet për vetting, çka të mbetet më shumë, çka i mbetët më shumë kësaj qeverie. Ju një njeri e keni pasur të ditur në MD , edhe ajo ju ka lënë, profesoresha Nita Shala. Me një bandit si zëvendësministri që e keni që është i akuzuar për fajde e haraç, me atë do vetting me bo, s’mundeni, jeni të padijshëm jeni të paaftë. Kemi me ju mujt edhe në Gjykatë Kushtetuese edhe procedura tjera. Nuk dini me bë vetting, nuk dini reformë drejtësi. Gjykatën Komerciale ta lash të gatshme, ku e ki gjykatën e punës ku e ki gjykatën administrative ato të gatshme t’i kam lënë. E ke sjell. Ka qenë projekt i imi që e kam sjellë. S’keni lidhje more, me sundim ligji s’keni lidhje”.

Edhe Haxhiu insiston se respektuan procedurat: Dorëheqjet si ministra i kemi dhënë me kohë Arbëri Haxhiu insiston se respektuan procedurat: Dorëheqjet si ministra i kemi dhënë me kohë

E, Haxhiu i ka reaguar duke iu përgjigjur se nuk e di se për çfarë mbahet mend Tahiri si ministër.

“Nuk e di se për çka mbahesh në mend Abelard Tahiri, mbahesh mend se qysh ti si ministër i Drejtësisë, në vend se t’i adresosh seriozisht krimet e luftës e ke mbyllur Institutin. E ke kompromentuar komplet procesin e provimin e noterisë. Për atë revolen e ata plumbat që nuk dëgjohen apo jo, për kaq mbahesh në mend Abelard Tahiri, kështu që ti me mu nuk mund të shtyhesh kurrë, me mua nuk mund të shtyhesh në kuptim të reformave, unë drejtësi të katandisur nuk di të bëj. Por si ju jo kurrë, as nuk di të kërcënojë gjyqtarë e prokurorë siç keni bërë ju, e as me i thirr nëpër zyre për me i detyru me marr vendime qysh keni qejf ju”, ka thënë Haxhiu.