Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën e tyre zyrtare dhe janë pasuruar kundërligjshëm do të japin përgjegjësi. Deklarimi i saj ka ardhur pak minuta pasi Policia e Kosovës arrestoi disa zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, nën dyshimin për keqpërdorime me subvencione.
“Përgëzoj institucionet për punën lidhur me rastin e keqpërdorimeve me subvencione. Abuzuesit herët apo vonë do të dalin para drejtësisë! Shteti i së drejtës nuk ka alternativë!” ka shkruar ajo në Facebook.
Të mërkurën, në një aksion në mëngjes Policia ka arrestuar shtatë zyrtarë të AZHB-së. Aksioni është vazhdimësi e atij që nisi në muajin shkurt kur u arrestuan dhjetëra zyrtarë në rastin që tash njihet si rasti “subvencionet”.
-
Haxhiu flet për arrestimet e ish-zyrtarëve të Telekomit
-
Haxhiu dërgon komente në Kushtetuese mbi Ligjin për Byronë
-
Haxhiu: Duhet të krijohet një standard, pozita zyrtare nuk të bën milioner
-
Vazhdon intervistimi i Haxhiut nga Prokuroria Speciale për deklaratat rreth Faton Hajrizit
-
Haxhiu: Për ta luftuar krimin e korrupsionin duhet të punojnë edhe institucionet e drejtësisë