Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haxhiu: Nuk mund të dënohen deputetët që mbrojtën territorin

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka komentuar seancën e fundit gjyqësore ndaj saj, Albin Kurtit, Donika Kadaj-Bujupit dhe Faton Topallit për gjuajtje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Për dy vjet sa ka zgjatur procesi gjyqësor kundër deputetëve të VV-së, Haxhiu, ka thënë se u persekutuan nga sistemi i kapur që ishte në shërbim të klanit “Pronto”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nesër është seanca e fundit gjyqësore kundër Albinit, Donikës, meje dhe Fatonit.
Një proces i gjatë gjyqësor kundër neve deputetëve që mbrojtëm territorin dhe mbrojtëm Republikën”, ka shkruar deputetja Haxhiu në Facebook.

“Për këto 2 vite u persekutuam nga sistemi i kapur që ishte në shërbim të plotë të klanit Pronto. Albini dhe Donika vazhdojnë të mbahen padrejtësisht në paraburgim! Aktakuza e ngritur kundër nesh është krejtësisht joprofesionale, e pabazuar dhe politike. Pas fjalës përfundimtare, nesër është e domosdoshme nxjerrja e aktgjykimit refuzues”, ka shkruar ajo.

“Nuk mund të dënohen deputetët që mbrojtën territorin, as ne dhe as të tjerët që janë në procese gjyqësore për veprime politike. Deputetët e kanë obligim kushtetues të mbrojnë territorin e Republikën andaj nuk do të heshtim sa herë eksiston rreziku sikur i para dy viteve”.

Seanca gjyqësore ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje do të mbahet nesër [e premte].