Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haxhiu mohon mundësinë e koalicionit me PDK-në: Qeveria e udhëhequr nga VV-ja është e pashmangshme

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, ka pohuar se s’do të ketë koalicion me Partinë Demokratike, ashtu siç u përfol, dhe se Qeveria e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje është e pashmangshme.

“Unë dhe Glauku nuk e kemi kundërshtuar njëri-tjetrin. E kemi thënë të njëjtën gjë, në mënyra tjera. Njëri në përpjekje për të vënë në pah se tash gjendemi në një kontekst të ri politik në të cilin PDK është e parëndësishme që Lëvizja t’i vihet përballë, e që u keqkuptua qëllimisht, e tjetri në gjuhë të thjeshtëzuar për t’ia rikujtuar PDK-së që mbetet po e vjetra”, shkroi Haxhiu pas raportimeve se këto dy parti mund të lidhin koalicion qeverisës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Haxhiu, këtu ka shtuar se Qeveria e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje është e pashmangshme.

“Ne po punojmë që ta sigurojmë këtë, dhe besojmë në vullnetin e qytetarëve dhe punën e Lëvizjes”, shkroi ajo.