Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se e kryeministri Albin Kurti e ka akuzuar ish-kryeministrin Hashim Thaçin për marrëveshjen me NATO-n në vitin 2013 dhe jo sekretarin e kësaj organizate Anders Fogh Rasmussen, raporton Ekonomia Online.
Haxhiu në konferencën pas mbledhjes së qeverisë ka thënë se nuk ka të drejtë të kërkojë llogari nga prokuroria apo raport mbi lëndën.
“Në linjë me atë që ka thënë kryeministri ne kemi trashëguar marrëveshje të dëmshme dhe të rrezikshme dhe në këtë drejtim marrëveshja që e potencuat vazhdon të jetë e dëmshme, ai nuk e ka akuzuar sekretarin e NATO-s, por ka akuzuar titullarin e atëhershme dhe problemet e vjetra nuk mund të adresohen për një kohë të shkurtë. Prokuroria nuk e ka obligim që të më raportojë për lëndët dhe nuk kam të drejtë të kërkojë raport për lëndën” ka thënë Haxhiu.
-
Haxhiu: Kryeministri s’ka refuzuar të dëshmojë para prokurorit
-
Haxhiu: Rasti i rezervave shtetërore ka ndodhur vitin e kaluar, pse po ftohet Kurti tani për dëshmi
-
Haxhiu: Prokurorët s’kanë arsye ta refuzojnë kërkesën e kryeministrit për intervistim në zyrë
-
Haradinaj ia lë fajin Kurtit që Serbia dërgoi letër në Asamblenë Parlamentare të NATO-s
-
Haradinaj: Kurti doli nga kontrata politike me NATO-n