Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka kërkuar që vlera e koeficientit të pagës, në ligjin për paga të jetë 132 euro.
Ky është edhe njëri nga 5 amandamentet për ligjin për paga, të cilat ai ka thënë se i ka protokolluar të hënën.
Sipas amandamentit të propozuar nga Haxhiu, pas hyrjes në fuqi të ligjit, vlera e koeficientit prej 132 eurove, në vitet në vijim përcaktohet me vendim të Qeverisë bazuar në rritjen ekonomike vjetore dhe Ligjin vjetor të buxhetit të Republikës së Kosovës.
Në draftin aktual të Projektligjit, i cili është miratuar në lexim të parë më 9 dhjetor, nuk është përcaktuar vlera e koeficientit.
“Më në fund shpresoj që pushteti ta kuptojë domosdoshmërinë e përmirësimit të këtij Ligji që mos ta ketë fatin e Ligjit të kaluar e të shfuqizohet nga Gjykata Kushtetuese”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
-
AAK-ja kërkon që koeficienti i pagave të bëhet 129 euro
-
Opozita shpreson në reflektimin e Qeverisë lidhur me koeficientin
-
Opozita del me propozime për ngritje të koeficientit të pagave
-
Vlera e koeficientit 105 euro, mësohen pagat për mbi 80 mijë punëtorë
-
AAK-ja kërkon që koeficienti në Ligjin e Pagave të jetë së paku 130 €, paralajmëron me Kushtetuese