Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haxhiu kërkon nga Lumezi ta pezullojë funksionin

Deputetja e LVV-së dhe kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që kryeprokurori Aleksandër Lumezi të pezullojë funksionin e tij deri në përfundim të hetimeve për falsifikim të provimit të Jurisprudencës.

“Pa dashur të paragjykoj të vërtetën, më e pakta që do të duhej të bënte kryeprokurori i shtetit, Aleksander Lumezi është pezullimi i funksionit të tij sepse kjo mund të paraqes ndërhyrje në procesin hetimor”, ka shkruar ajo në Facebook.

Haxhiu ka thënë se “tashmë është kthyer në rregull që persona me probleme e parregullsi përzgjidhen deri te pozitat më të larta me qëllimin e vetëm që të jenë për çdo rast të shantazhueshëm”.

Ajo në Facebook ka shkruar se të dhënat, si ato që u publikuan për Lumezin dalin vetëm kur dikujt i cenohet zona e pushtetit.

“Çuditërisht këto të dhëna asnjëherë nuk detektohen nga organet përgjegjëse kur i përzgjedhin si në rastin e kryeprokurorit. Ato dalin vetëm kur dikujt iu shkel në kallo apo i cenohet zona e pushtetit. Kështu ne po përfundojmë me një ish kryetar të kushtetueses dhe përfaqësues në komisionin e Venecias që ka keqpërdorur tender përkthimi dhe një kryeprokuror që po dyshohet se ka shkelje të dokumenteve të shkollimit. Kjo nuk është rastësi, por organizim i shantazhit”, ka shkruar ajo.