Deputetja e Vetëvendosej Albulena Haxhiu në Facebook ka kërkuar nga PAN-i që, siç ka shkruar ajo, t’i ndërpresë talljet me qytetarët dhe të japë propozimin për kryetar të Kuvendit në vazhdimin e nesërm seancës konstituive, transmeton Koha.net.
Ky është postimi i saj në Facebook:
“Takimet konsultative janë vetëm në favor të koalicionit të panikut. Atyre ju duhen këto takime për të blerë kohë, për t'i bërë numrat në format më të pista të mundshme.
Po e them prapë, kryesuesi i seances konstituive, i ka te drejtat e plota per të thirrur seanca kurdo që e sheh të arsyeshme.
Seanca e neserme është thirrur në mënyrë kushtetuese dhe ne do të jemi të pranishëm. Thërras koalicionin e PANikut t'i nderprese talljet qe po i bejne me qytetaret, te vijne ne Kuvend dhe te japin propozimin e tyre per Kryetar Kuvendi!”.
-
Rinis seanca për zgjedhjen e presidentit, Haxhiu i bën thirrje opozitës të vijë në sallë
-
Haxhiu ripërsërit thirrjet për prani të opozitës në sallë
-
Haxhiu në pritje të kandidaturave për thirrjen e seancës për president
-
Haxhiu kërkon “reflektimin e opozitës” për konstituimin e Kuvendit
-
Haxhiu: Do të jem sërish e propozuar për kryeparlamentare