Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haxhiu: E shqetësuar për zgjatjen e konkursit për noterë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se është e shqetësuar për zgjatjen e procesit të konkursit për noterë.

Ajo ka thënë se në mandatin e Qeverisë Kurti 1 kishte ndaluar një proces, siç e ka quajtur ajo, të kompromentuar, duke shtuar se në listë me më së shumti pikë ishin njerëz të afërt me persona të politikës.

“Ne presim që Gjykata e Apelit ta thotë fjalën e saj, pastaj ne do të hapim një konkurs të ri”, ka thënë ajo.

Ajo tutje në konferencë për media ka thënë se për herë të parë në Kosovë çështja e ekspertëve gjyqësorë po rregullohet me ligj.

“Me ligj po e rregullojmë se çka është eksperti, si licencohet tarifat e të tjera. Besoj qe shume shpejt do ta procedojmë në Kuvendin e Kosovës dhe kësaj radhe do të kalojë në Kuvendin e Kosovës për shkak se është një dokumenti i rëndësishëm”, ka thënë ajo.

Edhe Certifikohen 56 noterë, Haxhiu premton konkurs të ri, përfshirë edhe në veri Arbëri Certifikohen 56 noterë, Haxhiu premton konkurs të ri, përfshirë edhe në veri

Haxhiu për marrëveshjen me Danimarkën ka thënë se gjithçka është finalizuar dhe shumë shpejt do të procedohet në Qeveri.

Ajo ka folur edhe për Kodin Civil. Ajo ka thënë se nuk mund të thotë se secili deputet i VV-së do ta mbështesë këtë projektligj, por ka shtuar se nuk ka tërheqje të Qeverisë.