Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka quajtur gjykim të drejtë vendimin për burgim të përjetshëm për Dardan Krivaqën për vrasjen e Marigona Osmanit, dhe 15 vjet burgim për Arbër Sejdiun për ndihmë në kryerjen e vrasjes.
Ajo ka thënë se vrasja e Osmanit është prej krimeve më mizore në vitet e fundit.
“Gjykata Themelore në Ferizaj shqiptoi dënimin maksimal ndaj një prej krimeve më mizore të shkaktuara viteve të fundit, dhunës deri në vdekje ndaj Marigona Osmanit nga krimineli Dardan Krivaça dhe bashkëpunëtori në krim, Arbër Sejdiu. Ndërgjegja kolektive mbase mund të jetë më e qetë kur drejtësia në emër të popullit, vihet siç duhet”, ka shkruar Haxhiu.
Haxhiu ka shtuar se drejtësia ndaj rasteve të dhunës e vrasjeve të grave duhet të jetë në nivelin më të lartë profesional, “duke shqiptuar dënimet më meritore, të pa ndikuara dhe të pa ngarkuara nga mendime provinciale e patriarkale siç kemi parë në të kaluarën”.
RRGK: Sejdiu është dashur të dënohet me 25 vjet burgim
Rrjeti i Grave të Kosovës ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj për ta dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën, i akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit.
Edhe
Familjarët e Marigona Osmanit s’janë të kënaqur me vendimin e gjykatës për Arbër Sejdiun
Megjithatë RrGK0-ja thotë se dënimi prej 15 vjet burgim kundër Arbër Sejdiut është i ulët për veprën dhe pasojat që janë shkaktuar dhe të njëjtit është dashur që t'i shqiptohet dënimi kapital prej 25 vjetësh sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“RrGK do të analizojë vendimin për lirim nga aktakuza për dhunim dhe do të monitorojë rastin në instanca të tjera që vendimi i Gjykatës Themelore ndaj Dardan Krivaqës të mos ndryshojë”.
-
Supremja vërteton dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës
-
Supremja ia kthen Apelit për përmirësim rastin ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut
-
Krivaqës i konfirmohet dënimi me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit
-
Apeli ia vërteton dënimin me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqës