Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka cilësuar tentim për zvarritje reformash, dërgimin e Ligjit për Byronë e Verifikimit dhe Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme në Gjykatë Kushtetuese nga Partia Demokratike.
Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se e ka dërguar në Kushtetuese këtë ligj. Ndërkaq, Haxhiu ka thënë se kjo dërgesë “ka për qëllim zvarritjen e reformave”, por ka shtuar se “byroja do të bëhet”.
Haxhiu ka thënë se ky ligj, i dërguar edhe në Komisionin e Venecias, i ka “kaluar të gjitha hallkat e verifikimit”.
“Nuk ka institucion më të lartë në kontinentin tonë për të shuar dilemat e opozitës sesa Komisioni i Venecias. Madje edhe vet Gjykata Kushtetuese në rastet sidomos më komplekse, konsultohet me Komisionin e Venecias. Kësisoj, dërgimi i Ligjit për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme në Gjykatën Kushtetuese, ka për qëllim zhagitjen e reformave”, ka thënë ajo në një postim në Facebook të martën pasdite.
“Mund të luftohen e sabotohen, por reformat që kemi nisur në shumë drejtime përbrenda sistemit të drejtësisë tashmë kanë marrë drejtimin e duhur dhe nuk mund t’i ndalojë askush, aq më shumë ata që janë përgjegjës për shkatërrimin e institucioneve. Byroja do të bëhet. Drejtësia do të triumfojë”, ka përfunduar ajo.
-
PDK-ja çon në Kushtetuese Ligjin për Byronë për konfiskimin e pasurisë
-
Ministria e Drejtësisë e procedon në Qeveri Projektligjin për Byronë
-
Haxhiu: Rruga drejt forcimit të shtetit të së drejtës është e pandalshme, pavarësisht vonesave
-
Haxhiu dërgon komente në Kushtetuese mbi Ligjin për Byronë
-
Haxhiu – PDK-së: Po luftoni për ta mbajtur atë që keni grabitur në kurriz të qytetarëve