Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haxhiu dekreton Zejnulla Gashin për Kryeprokuror të Shtetit

Zejnulla Gashi aLBULENA

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, të martën e ka dekretuar e Zejnulla Gashin në detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Në një shkrim në Facebook të martën, Haxhiu bëri të ditur se, para marrjes së vendimit, është zhvilluar një shqyrtim i kujdesshëm i propozimit dhe dokumentacionit të dërguar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, duke përfshirë edhe informacionet e institucioneve kompetente të sigurisë, si dhe raportet e organizatave që kanë monitoruar procesin e përzgjedhjes.

Sipas saj, vendimi është marrë duke pasur parasysh rëndësinë e funksionit dhe nevojën për funksionalizimin e plotë të institucioneve të drejtësisë, në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore.

“Funksioni i Kryeprokurorit të Shtetit është një nga shtyllat kryesore të sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së rendit kushtetues. Beteja kundër krimit të organizuar, korrupsionit, ndjekja e kriminelëve të luftës, dhunuesve dhe krimit të çfarëdo forme duhet të marrin përgjigje të prerë nga organi i akuzës”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo i uroi Gashit sukses në detyrën e re dhe shprehu pritjen që ai ta ushtrojë funksionin me integritet të lartë profesional e moral, paanshmëri dhe guxim, duke vepruar gjithmonë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

Edhe Kryeprokurori Gashi zotohet për forcim të sundim të ligjit LAJMET E MBRËMJES Kryeprokurori Gashi zotohet për forcim të sundim të ligjit

Në tetor të 2023-s, presidentja e atëhershme, Vjosa Osmani, nuk e pati dekretuar kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, për Kryeprokuror të Shtetit me arsyetimin se janë shënuar dhjetëra shkelje në procedurën e përzgjedhjes. 

Që nga ajo kohë, institucioni i Kryeprokurorit të Shtetit është udhëhequr me ushtrues detyre.