Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se në vitin 2021 janë bërë afro 20 mijë operacione më pak në kuadër të SHSKUK-së për dallim nga viti 2019.
Ai thotë se kjo është shqetësuese, pasi nënkupton se janë 20 mijë operacione më tepër në sektorin privat.
“Jam i shqetësuar me situatën në SHSKUK, në veçanti me atë që është thënë. Numri i operacioneve në vitin 2019 ishte në rreth 40 mijë, ndërsa ka rënë në vitin 2021 në rreth 22 mijë operacione, pra afërsisht 20 mijë operacione më pak. Shqeësimet për lista të pritjes, furnizim me barna dhe mosfunksionalizimin e Spitalit të fëmijëve rezultojnë të jenë të sakta. 20 mijë operacione më pak në vitin 2021, i bjen 20 mijë operacione më shumë në sektorin privat dhe kjo ka kosto miliona euro. Dikush ka përfituar”, ka thënë Haxhiu në Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
Komisioni po i shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Shëndetësi, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Sigurimin Shëndetësor.
E deputeti i LDK-së dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se problemet janë të mëdha.
Edhe
Tensione në SHSKUK
“Problemet janë të mëdha sidomos në QKUK. Ka qenë një arsyetim pandemia, si duket ka krijuar një komoditet dhe tash ka kaluar në nivel të degradimit. E thanë edhe kolegët, lista e pritjes në ortopedi, radiologji, kardiologji janë shëndrruar në luks e jo në ofrim të shërbimeve. Është faji i Bordit të SHSKUK-së. Skandali më i madh është se kryesuesja e bordit është edhe kryesuese e Komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve të klinikave. Pra, Qeveria e miratuar këtë. Janë parë keqpërdorime duke shpërndarë teste. Shkoni sot në Emergjencë e keni kaos. Shembujt janë të përditshëm dhe askush nuk ka dhënë përgjegjësi”, ka thënë Zemaj.
“I bëj thirrje kryeministrit që ta shkarkojë këtë bord të SHSKUK-së dhe të mos hezitojë ta shkarkojë. Për shkak se të gjithë deputetët kanë vërejtje. Ne jemi zëri i qytetarëve dhe ne duhet t’i adresojmë shqetësimet dhe duhet t’i monitorojmë ata. Jemi të vetëdijshëm që ka pas pandemi këto dy vite. Dhe rastet që presin janë shty. Por pritjet për rezonancë nuk arsyetohen. Duhet qeveria dhe ministri t’i merr parasysh mendimet”, ka thënë deputeti Haxhi Avdyli.