Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haxhi Shala dërgohet në Hagë

Haxhi Shala - Specialja

Ish-deputeti Haxhi Shala është dërguar në Gjykatën Speciale në Hagë.

Këtë e ka bërë të ditur për KOHËN, avokati i tij, Xhevdet Smakiqi.

“Para një ore është nisur me aeroplan për në Hagë”, ka thënë shkurt Smakiqi duke shtuar se ka folur edhe me familjarët e Shalës.

Smakiqi për marrjen e Shalës gjatë të hënës ka thënë se “konsideroj që nuk është intervistuar, thjesht është ndaluar, përndryshe do të më kontaktonte si avokat”.

Djali i Haxhi Shalës: Jemi të bindur për pafajësinë e tij

Për dërgimin e Shalës në Hagë ka shkruar edhe djali i tij Flakroni. Ai ka thënë se për transferimin e tij në Hagë janë njoftuar të martën.

“Sot kemi marrë informacione për transferimin e tij në Hagë me urdhër të prokurorit, e ne si familje ende nuk kemi informacion për arrestimin apo ndalimin, e as arsyet se pse ai po transferohet në Hagë. Ne jemi të bindur për pafajësinë e tij dhe të të gjithë çlirimtarëve që janë në atë gjykatë, sepse kjo gjykatë është e njëanshme sepse gjykon çlirimtarët që mbrojtën vendin dhe të drejtat e tyre për liri”, ka shkruar ai në Facebook.

Edhe Shala sot paraqitet para Speciales, akuzohet për pengim të administrimit të drejtësisë Arbëri Shala sot paraqitet para Speciales, akuzohet për pengim të administrimit të drejtësisë

Shala u arrestua dhe u dërgua në zyrat e EULEX-it të hënën.

Vëllai i tij, një ditë më parë ka bërë të ditur se Shala dyshohet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, porse nuk ka informacion zyrtar nga Specialja lidhur me këtë.