Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Havolli-VV-së: Përpos akuzave e mashtrimeve tjetër nuk dini të bëni

Sokol Havolli, këshilltar i kryeministrit në detyrë Isa Mustafa, ka komentuar në lidhje me dërgimin e lëndëve në prokurori nga Lëvizja Vetëvendosje, kundër qeverisjes komunale nga Mustafa.

Havolli duke iu drejtuar Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se “përpos akuzës, dhunës, shantazheve e mashtrimeve, tjetër ju nuk dini të bëni”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Postimi i plotë i Havollit në Facebook:

... kjo mbetet puna juaj më e mirë, sepse nuk dini të bëni punë tjetër, përpos akuzave, sulmeve, dhunës, shantazheve dhe mashtrimeve. Tjetër nuk dini të bëni, nuk keni bërë asnjë punë të mirë në qytet dhe në Komunë... Askush nuk ka kërkuar nga ju t'i tërhiqni dosjet, por t'i sqaroni ato. Dhe ju keni frikë t'i sqaroni....

Kujtojmë se nga 70 dosje të dërguara në Prokurori nga qeverisja e Shpend Ahmetit, për qeverisjen e Isa Mustafës, vetëm një rast rezultoi me aktakuzë. Rasti ndaj kryeinspektorit Ismet Haliti dhe 9 zyrtarë tjerë, inspektorë e punonjës të Komunës.