Sokol Havolli i LDK-së, pretendon se pesë aktivistë të Vetëvendosjes e kanë kërcënuar fizikisht pas mesnatës të së dielës apo në orët e para të së hënës.
Havolli ka qenë i ftuar në një debat televiziv, ndërsa thotë se pasi ka dalë nga aty është kërcënuar.
“Sa dola prej studios së TV Dukagjinit, 5 veta të VV-së më kërcënuan në shesh të Prishtinës”, la thënë Havolli.
Ish-shefi i Kabinetit të ish-kryeministrit Isa Mustafa thotë se e ka kuptuar se janë aktivistë të Vetëvendosjes pasi që i kanë thënë se “ne nuk jemi si PDK-ja. Në Prishtinë edhe ju mposhtim edhe ju rrehim”.
Havolli thotë se i është shmangur konfliktin fizik, ndërsa rastin nuk e ka lajmëruar në Polici meqë personat nuk i njeh me emra.
LDK-ja ka shpallur fitoren në nivel të Kosovës dhe pretendon se në balotazh do ta kthej Prishtinën.
-
Nagavci: Hoti dhe Mustafa po flasin gjëra që s’i besojnë
-
Mustafa thotë se Veliu s’do ta kërcënonte Thaçin siç bëri Sveçla
-
Mustafa: S’ka njeri në LDK që parapëlqen koalicionin me PDK-në
-
PDK-ja thotë se partitë tjera po bëjnë koalicione nga frika prej saj, koalicioni LDK-VV duket larg
-
Haraqija: Mustafa erdhi në krye të LDK-së duke e sharë SHIK-un, s’bëri asgjë