Kryeministri Isa Mustafa në maj të vitit 2016 kishte parashikuar rritje ekonomike mbi 4 për qind. Për t’i qëndruar fjalës së dhënë, ai edhe në mars të këtij viti kishte folur për këtë nivel të rritjes ekonomike. Por, të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave dhe nga Banka Botërore kanë demantuar kryeministrin, madje e kanë nxjerrë vendin më keq se në vitin 2015.
Rritja ekonomike në vitin 2015 ka qenë 4.1 për qind, kurse më 2016 ajo nuk shkoi më shumë se 3.4 për qind, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Kemi siguruar qëndrueshmëri financiare dhe fiskale me rritje stabile ekonomike prej mbi 4% për vitet 2015 dhe 2016, ndërkaq vitet në vijim rritja do të jetë edhe më e madhe”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.
Kjo rritje me të cilën mburren qeveritarët, sipas ekspertëve, nuk është shumë optimiste. Në Kosovë efekti në uljen e shkallës së varfërisë dhe papunësisë mund të arrihet vetëm nëse të paktën dyfishohet rritja ekonomike.
“Baza e ekonomisë së Kosovës është më e ulët dhe norma e rritjes është dashur të jetë shumë më e madhe se e vendeve të rajonit. Një ekonomi e vogël kur rritet me norma 3-4% është shumë më e vogël sesa një ekonomi e e madhe që rritet me norma të njëjta”, ka thënë për gazetën drejtori i kërkimeve në institutin “Riinvest”, Alban Hashani... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Ekonomistët thonë se rritja ekonomike 3.9% është e pamjaftueshme për një vend të varfër si Kosova
-
Kryeministri Mustafa lavdërohet me lëvdatat e Bankës Botërore
-
FMN-ja përgënjeshtron shifrën e Kurtit për rritjen ekonomike
-
BB-ja parashikon ngadalësim të rritjes ekonomike në Kosovë
-
Rënia e konsumit ngadalësoi rritjen e ekonomisë, pritet përkeqësim vitin e ardhshëm