Një kritikë e profesorit të Fakultetit Juridik, Enver Hasani, ka hedhur pretendime për vlera të dyshimta profesionale, shkencore e didaktike ndaj librit “E drejta kushtetuese” të autorëve, Arsim Bajrami dhe Florent Muçaj, shkruan sot Koha Ditore.
Libri u dedikohet studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës. Botues i librit është Fakulteti Juridik. Libri ka gjithsej 642 faqe dhe ka dalë në publik në maj të vitit 2018. Libri, sipas Hasanit, është nën çdo nivel për të qenë libër universitar dhe dëmton rëndë formimin profesional të studentëve.
Në kritikën 268-faqëshe një kopje të së cilës e ka siguruar gazeta, Enver Hasani i referohet Bajramit e Muçajt si “autorët tanë”. Aty shpjegon motivin që e kishte shtyrë për ta bërë kritikën. Meqë libri ka audiencë të gjerë dhe gjithëpërfshirëse, sipas Hasanit, domosdo zgjon kërshërinë e lexuesit të zakonshëm dhe të studiuesve të drejtësisë dhe legjitimon çdo koment, kritikë apo sugjerim që dikush mund ta ketë për të.
“Kështu thonë edhe vetë autorët në parathënie të librit. Ata jo vetëm që mirëpresin sugjerime dhe kritika, por premtojnë se do t’i inkorporojnë ato në ribotimin eventual të librit”, ka shkruar Hasani. “Kur lexova librin, megjithatë, ngela i trandur dhe i strukur në të njëjtën kohë: i tronditur sepse qartë e pashë se ky libër nuk mund të ribotohet asnjëherë se nuk ka çfarë të ribotohet, kurse u struka në vend, sepse e marr me mend që studentët që do ta lexojnë për të dhënë provimin nga lënda ‘E drejta kushtetuese’ do të shohin në secilin prej nesh, si arsimtarë të Fakultetit Juridik, njeriun e padijshëm dhe manipuluesin e shkencës që fshihet pas titullit fiktiv, shkencor dhe akademik”.
(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
-
Kritika e plotë e Enver Hasanit ndaj librit të Arsimit Bajramit
-
Hasani: Statuti i ri i UP-së është antikushtetues – bën “diferencime ideopolitike”
-
Hasani: Kurti dëshiron të bëjë republikën e tretë
-
Hasani: Dekreti shihej qartë edhe nga qielli se është antikushtetues
-
Hasani: Amendamentet për zgjedhjen e presidentit nuk mund të rikthehen në Kuvend pas tërë këtyre vjetësh