Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani u takua sot me një delegacion të Fondit Monetar Ndërkombëtar të udhëhequr nga Ruud Vermeulen, përfaqësues rezident i FMN-së për Kosovë.
Ky është një takim njoftues në mes të udhëheqësve të të dyja institucioneve dhe ka për qëllim diskutimin dhe informimin e institucioneve partnere me të cilat Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) ka një bashkëpunim të gjatë dhe të frytshëm. Sipas njoftimit të kësaj ministrie, me këtë rast, ministri Hasani ka njoftuar përfaqësuesit e FMN-së lidhur me aktivitetet dhe prioritet e MTI-së gjatë mandatit të tij.
Ministri Hasani potencoi se do t’i kushtojë vëmendje të veçantë aktiviteteve që ndërlidhen me përmirësimin e vazhdueshëm të klimës së biznesit dhe heqjen e pengesave për bizneset, përkrahjen e zhvillimit të sektorit privat dhe me theks të veçantë zhvillimit të sektorit të turizmit, etj.
Përfaqësuesi i FMN-së në Kosovë shprehu interesimin e FMN-së për të vazhduar këtë bashkëpunimin ndërinstitucional në mes të dyja institucioneve përkatëse në realizimin e planeve dhe projekteve strategjike të MTI-së dhe që do të kenë ndikim afatgjatë në zhvillimin ekonomik në Kosovë.
-
Tahiri thotë se drejtësia nuk do të jetë më barrë për bizneset
-
Shteti gjerman i ofron mbështetje Kosovës në fushën e tregtisë dhe industrisë
-
MTI-ja koordinim me donatorët për rritje të ekonomisë më 2018
-
Austria e gatshme të vazhdojë bashkëpunimin me Kosovën në ekonomi
-
Ministri Hasani diskuton me BB-në lehtësirat për investitorët e huaj