Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani u qëndron prapa akuzave të tij karshi kryeprokurorit, Aleksandër Lumezi.
Hasani pretendon se raporti i tij dëshmon se Lumezi nuk e ka të vlefshëm ligjërisht provimin e jurisprudencës.
Ai në Rubikon të KTV-së ka thënë se këtë nuk e ka bërë para se të merret vendimi i shkallës së parë.
“Nuk kam dashur para se të merret vendimi ndaj meje. Mu ka duk fer, mjaftueshëm transparent. Unë s’po flasë përralla por çfarë kam parë në dosje, ato janë në arkiv të Kosovës dhe janë publike”, ka thënë Hasani.
Ish-rektori i UP-së tregon se si hulumtimi i tij nuk përfshinte vetëm Lumezin.
Ai kishte kontrolluar edhe dosjet e Drita Hajdarit dhe Blerim Isufit.
Edhe
Prokuroria s’tregon në ç’fazë është procesi i kallëzimeve penale të Lumezit e Hasanit
“Edhe Drita, edhe ai tjetri ka 7 vjet shkollë kanë bërë. Njeri që bënë 7 vjet shkollë s’ki çka lodhesh. Unë e kam thënë edhe në letër publike, lum ata kriminelë që kanë punë me ta, për dijen që e kanë”, ka thënë ai.
“Ndryshe nuk kish guxu të merret me mua, ashtu siç nuk po guxon të merret me tjerët”, ka thënë Hasani.
-
Hasani flet për kallëzimin penal ndaj Lumezit, Munishit e Namanit
-
Enver Hasani ushtron kallëzim penal kundër Kryeprokurorit të Shtetit
-
Kallëzimi i plotë penal ku Hasani e akuzon Lumezin e Isufin si pjesë të një “grupi të organizuar kriminal”
-
Kallëzim penal për Enver Hasanin “për lajmërim të rremë për Aleksandër Lumezin”