Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani me rastin e 10-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës qe të festojnë me prodhime vendore.
“Kosova feston sot 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë dhe formimit të shtetit. Urime të gjithë qytetarëve ditën që na kujton më së shumti sakrificat e shqiptarëve ndër shekuj për liri dhe pavarësi! Dhjetë vjet punë e përkushtim për ta bërë shtetin. Rruga nuk ishte aspak e lehtë. Punë e shumë sfida të tjera na presin, por ne nuk do të ndalemi që vendi ynë të ecë përpara sikur të gjitha shtetet e tjera të zhvilluara”, ka thënë Hasani.
“Ky përvjetor na bën të kthejmë kokën pas dhe të kujtojmë të gjithë ata falë sakrificës të të cilëve ne sot festojmë dhjetë vjet të shtetësisë. Mos harroni edhe sot festoni me prodhime vendi, sepse vetëm kështu e lartësojmë shtetin tonë”, ka thënë më tej ai.
-
Kurti uron SHBA-në në 250-vjetorin e pavarësisë, kujton mbështetjen amerikane për Shqipërinë dhe Kosovën
-
Begaj: Liria e Kosovës erdhi me luftën e UÇK-së dhe vendosmërinë e aleatëve
-
Krerët politikë urojnë Kurban Bajramin me mesazhe për solidaritet dhe unitet
-
Haradinaj: Sa më bashkë, aq më mirë për ne
-
Osmani: Bajrami të shërbejë si festë për bashkim